Le të lexojmë BiblënShembull

Mateu 22:3
Dhe dërgoi shërbëtorët e vet për të thirrur të ftuarit në dasmë, por nuk deshën të vijnë.
Dasma mbretërore (1)
Jezusi tregoi një shëmbëlltyrë. Në pallatin e mbretit po bëhej një dasmë. Shërbëtorët dolën të merrnin njerëzit që ishin të ftuar në dasmë. Por ata nuk donin të vinin! Kështu mbreti i dërgoi përsëri shërbëtorët. Ata u zemëruan dhe i rrahën shërbëtorët. Ata madje i vranë ata! Çfarë do të thoshte kjo? Mbreti është Perëndia në qiell. Shërbëtorët janë profetët, shërbëtorë të Perëndisë, të cilët u treguan judenjve për ardhjen e Jezusit. Më vonë, ishin dishepujt ata të cilët do të flisnin për Jezusin, por judenjtë nuk donin t'i dëgjonin as ata. Ata i vranë edhe dishepujt. Judenjtë nuk e donin Jezusin. Ne jemi si ata. Vetëm Perëndia mund të na ndihmojë ta dëgjojmë Atë.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al