Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 293 NGA 364

Luka 10:32

Po ashtu edhe një levit, kur arriti në atë vend, erdhi e pa dhe kaloi në anën tjetër.

Samaritani i mirë (2)

Mësuesi i ligjit kishte një pyetje tjetër: “Kush është i afërmi im?” Të afërmit e tu janë njerëzit që ke përreth. Ky mësues praktikisht po interesohej të dinte se për kë i duhej të kujdesej. Jezusi i tregoi një shëmbëlltyrë. Një burrë po udhëtonte nga Jerusalemi për në Jeriko. Papritmas disa kusarë u turrën drejt tij. Ata e rrahën keqas dhe i morën të gjitha gjërat që kishte. Udhëtari mbeti i shtrirë përtokë. Ai ishte i gjakosur. Dikush po vinte. Ishte një prift. A do ta ndihmonte ai? Jo, ai vazhdoi rrugën. Më pas, një burrë tjetër kaloi aty pranë. Ai ishte një levit. Ai shërbente në tempull. Edhe ai vazhdoi rrugën. Sa e tmerrshme! Kur dikush lëngon, ti duhet ta ndihmosh.

Shkrimet e Shenjta

Dita 292Dita 294

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al