Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 295 NGA 364

Mateu 21:9

Por turmat që paraprinin dhe ato që e ndiqnin brohoritnin, duke thënë: «Hosana Birit të Davidit! Bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit! Hosana në vendet më të larta!»

Kë lavdëron ti?

A ke parë ndonjëherë një mbret ose mbretëreshë? Kur ai/ajo kalon, një tapet i kuq i madh shtrohet në dysheme. Ai/ajo ecën mbi të. Ndonjëherë njerëzit thërrasin: “Rroftë mbreti/mbretëresha”. Në këtë mënyrë njerëzit e nderojnë atë. Jezusi ishte rrugës për në Jerusalem. Dy shërbëtorë i sollën një gomar dhe kërriçin e saj. Jezusi u ul mbi gomar. Afër Jerusalemit njerëzit po qëndronin buzë rrugës. Ata kishin gjethe të mëdha palmash në duar. Ata i shtruan ato gjethe në rrugën para Jezusit. Tani dukej tamam si një tapet. Ata bërtisnin: “Hosana Birit të Davidit!”. Në këtë mënyrë ata e nderuan Jezusin. Kë nderon ti? Nëse ti e do Jezusin, duhet ta nderosh Atë.

Shkrimet e Shenjta

Dita 294Dita 296

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al