Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 296 NGA 364

Marku 14:1

Por dy ditë më vonë qe Pashka dhe Festa e të Ndormëve; dhe kryepriftërinjtë dhe skribët kërkonin mënyrën se si ta kapnin Jezusin me dredhi dhe ta vrisnin.

Jezusi Biri i Perëndisë?

Një prift ishte një shërbëtor i Perëndisë. Ai shërbente në shtëpinë e Perëndisë, në tempull. Ai lutej dhe ofronte flijime për popullin. Ti do të mendoje se një person i tillë duhej ta donte Perëndinë. Por priftërinjtë në Jerusalem e urrenin Jezusin. E di pse? Sepse Ai thoshte se ishte Biri i Perëndisë. Priftërinjtë nuk e besonin këtë gjë. Ata thanë: “Ai është djali i Jozefit, zdrukthëtarit nga Nazareti dhe jo Biri i Perëndisë”. Por kishte shumë njerëz që i besuan Jezusit. Priftërinjtë thonin se ata nuk duhej ta besonin Atë. Prandaj ata donin ta vrisnin Jezusin. Por … jo në atë moment.

Shkrimet e Shenjta

Dita 295Dita 297

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al