Le të lexojmë BiblënShembull

Marku 14:11
Dhe ata, kur e dëgjuan, u gëzuan dhe i premtuan se do t’i jepnin para. Kështu ai kërkonte rastin e përshtatshëm për ta tradhtuar.
Plani i lig i Judës
Juda ishte një dishepull i Jezusit. Ai shtirej si mik i Tij dhe shkonte me Të kudo. Por ai nuk ishte një mik i vërtetë. Juda e dinte që priftërinjtë ishin të zemëruar me Jezusin. Ai mendoi se Jezusi do të bëhej mbret me një pallat mbretëror, dhe se ai vetë do të bëhej një shërbëtor i rëndësishëm dhe i pasur. Ja që kjo nuk kishte ndodhur. Kjo ishte arsyeja përse Juda mendonte: “Unë do të ndihmoj priftërinjtë që ta kapin Jezusin. Atëherë ata mund ta vrasin.” Ai shkoi dhe u tha priftërinjve. Ata u gëzuan shumë! Ata madje i premtuan para ...
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al