Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 303 NGA 364

Luka 22:34

Por Jezusi i tha: «Pjetër, unë të them se sot gjeli nuk do të këndojë, para se ti të kesh mohuar tri herë se më njeh».

Para se të këndojë gjeli

Jezusi e dinte që Juda do ta tradhtonte Atë. Kush ia kishte pëshpëritur këtë në zemër Judës? Djalli, armiku i Perëndisë. Djalli gjithashtu dëshironte që të tjerët ta braktisnin Jezusin. Jezusi i tha Pjetrit: “Simon (ky është emri i tij i mëparshëm), djalli dëshiron që ti të më braktisësh. Por unë lutem për ty që ta mbash besimin tënd.” Pjetri e vështroi Zotin me habi. Ai tha: “Zot, unë jam i gatshëm të shkoj në burg me Ty dhe gjithashtu jam i gatshëm të vdes me Ty”, por Jezusi ia ktheu: “Para se të këndojë gjeli nesër në mëngjes, do të kesh thënë tri herë që nuk më njeh”.

Shkrimet e Shenjta

Dita 302Dita 304

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al