Le të lexojmë BiblënShembull

Luka 22:15
Atëherë ai u tha atyre: «Kam pasur dëshirë të madhe ta ha këtë Pashkë bashkë me ju, para se të vuaj,
Jezusi ha së bashku me dishepujt.
Tani Jezusi ishte së bashku me miqtë e Tij. Tradhtari nuk ishte më në tryezë. Në tavolinë kishte një bukë dhe një broke me verë. Jezusi falënderoi Perëndinë për ta. Të gjithëve u dha nga një kafshatë buke. Jezusi tha: “Ashtu sikurse e thyej këtë bukë, ashtu edhe trupi Im do të thyhet për ju”. Jezusi e shtiu lëngun e rrushit në një kupë dhe tha: “Ashtu sikurse e derdh këtë kupë, ashtu gjaku Im shumë shpejt do të derdhet për ju”. Ai ia kaloi gjithsecilit kupën me lëngun e rrushit dhe të gjithë dishepujt pinë prej saj. Jezusi tha: “Kur të mos jem më me ju, ju duhet të vazhdoni të festoni së bashku Darkën e Zotit. Do të kujtoni atë që kam bërë për ju, vdekjen Time në kryq për mëkatet tuaja.” Lutju Perëndisë që Ai ta bëjë këtë edhe për ty. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Atëherë do të jesh i lumtur përgjithmonë.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al