Le të lexojmë BiblënShembull

Luka 22:49
Por ata që ishin përreth tij, duke parë çfarë do të ndodhte, i thanë: «Zot, a t’u biem me shpatë?».
Pjetri dëshiron të luftojë.
Dishepujt po shihnin se çfarë po ndodhte. Ushtarët do e kapnin Jezusin. Ata nuk donin që kjo të ndodhte. Pjetri kishte një shpatë me vete. Ai e nxori atë dhe i preu veshin një ushtari. Por Jezusi nuk ishte i kënaqur me atë që bëri Pjetri. Ai e preku veshin e ushtarit dhe e shëroi përsëri. “Mos i ndaloni dishepujt”, tha Jezusi. Ai e dinte që ata kishin ardhur për ta burgosur dhe se i duhej të vdiste. Vetëm në atë mënyrë Ai do të merrte dënimin në vend të fëmijëve të Tij. Vetëm në atë mënyrë mund të bëhej pajtimi midis Atit të Tij dhe njerëzve. Dhe kjo është mënyra e vetme që gjërat mund të rregullohen midis Perëndisë dhe teje.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al