Le të lexojmë BiblënShembull

Luka 22:57, 58
Por ai e mohoi duke thënë: «O grua, nuk e njoh». Dhe pak më vonë e pa një tjetër dhe tha: «Edhe ti je nga ata». Por Pjetri tha: «O njeri, nuk jam».
Pjetri thotë, unë nuk e njoh Atë.
Edhe Pjetri shkoi në shtëpinë e kryepriftit. Ai ishte i frikësuar. Çfarë do t'i bënin ushtarët Jezusit? “Hej, ti gjithashtu je me Jezusin”, i tha një grua. Pjetri i frikësuar u përgjigj: “Jo, nuk jam”, tha ai me zemërim, “nuk e njoh Atë”. Por pak më vonë një grua tjetër i tha të njëjtën gjë. Dhe pastaj dikush tjetër gjithashtu tha të njëjtën gjë. Kështu, tri herë Pjetri i zemëruar tha: “Unë nuk e njoh Jezusin”. Pastaj Pjetri dëgjoi një gjel që këndoi jashtë. Atij menjëherë iu kujtuan ato që i kishte thënë Jezusi. Jezusi gjithashtu e dëgjoi gjelin. Ai hodhi vështrimin pas drejt Pjetrit. Pjetri ktheu kokën nga ana tjetër dhe doli nga dhoma. Ai ishte duke qarë.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al