Le të lexojmë BiblënShembull

Luka 23:33, 34
Dhe kur arritën në vendin që quhet «Kafkë», aty e kryqëzuan atë dhe keqbërësit, njërin në të djathtë dhe tjetrin në të majtë . Por Jezusi tha: «Atë, fali ata sepse nuk dinë ç’bëjnë». Pasi i ndanë rrobat e tij, hodhën short.
Drejt kryqit
Ushtarët e çuan Jezusin në një kodër, jashtë qytetit. Kodra quhej Kalvar. Jezusi duhej të mbante diçka, një kryq prej druri. Kryqi ishte i madh dhe i rëndë. Më i madh se Jezusi Vetë. Kur ata arritën në kodër, ushtarët e ngulën kryqin në tokë. Pastaj ata bënë diçka shumë të keqe. Ata ia zhveshën rrobat Jezusit dhe e lidhën në kryq. Ata ia gozhduan duart dhe këmbët. Më pas e ngulën kryqin drejt në tokë. Zoti Jezus nuk i mallkoi ushtarët. Jo, Ai u lut për ta. Ai tha: “Atë, fali; sepse ata nuk e dinë se çfarë po bëjnë”.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al