Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 317 NGA 364

Luka 23:52, 53

Ai iu paraqit Pilatit dhe kërkoi trupin e Jezusit. Dhe, si e zbriti nga kryqi, e mbështolli në një çarçaf liri dhe e vuri në një varr të gërmuar në shkëmb, ku ende nuk ishte vënë asnjeri, kurrë.

Varri

Trupi i Jezusit ishte i mbërthyer në kryq. Ai nuk ishte më gjallë. Më pas te kryqi erdhi dikush që quhej Jozefi i Arimateas. Ai kishte një kopsht të madh me një varr të ri. Ky varr ishte ndërtuar në një shkëmb. Jozefi dëshironte ta varroste Jezusin atje. Ai e donte shumë Atë. Ai e mori trupin e Jezusit nga kryqi. E mbështolli dhe e çoi trupin e pajetë në varr. Para hyrjes ai rrokullisi një gur të rëndë, në mënyrë që askush të mos hynte brenda.

Shkrimet e Shenjta

Dita 316Dita 318

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al