Le të lexojmë BiblënShembull

Luka 24:5, 6
Dhe, mbasi ato, të trembura, e mbanin fytyrën të përkulur përdhe, ata u thanë: «Ç’e kërkoni të gjallin midis të vdekurve?
Nuk është këtu, por është ringjallur; kujtohuni si ju foli, kur ishte ende në Galile.
Gratë shkojnë te varri.
Dy ditë më vonë, herët në mëngjes, tri gra po ecnin në kopshtin e Jozefit. Ato po shkonin te varri. Ato ishin të trishtuara sepse Jezusi kishte vdekur. Por kur erdhën tek varri, ato panë që guri ishte rrokullisur. Varri ishte i hapur! Gratë u futën për të parë brenda. Trupi i Jezusit nuk ishte më atje. Papritmas dy burra qëndronin pranë tyre. Ata ishin engjëj nga qielli. Ata thanë: “Pse e kërkoni Jezusin këtu? Ai nuk është këtu sepse Ai është ringjallur nga të vdekurit! Mos harroni ato që Ai ju ka thënë.”
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al