Le të lexojmë BiblënShembull

Mateu 27:45, 46
Por, prej orës së gjashtë u bë errësirë mbi gjithë vendin deri në orën e nëntë.
Por rreth orës së nëntë, Jezusi bërtiti me zë të lartë duke thënë: «Eli, Eli, lama sabakthani?», domethënë: «Perëndia im, Perëndia im, përse më ke braktisur?».
Tri orë errësirë
Në kodrën e Kalvarit befas u errësua në mes të ditës. Jezusi nuk mund t'i shihte më njerëzit që kishte pranë. Disa dishepuj ishin duke qëndruar pranë kryqit. Me ta ishte dhe Maria, nëna e Jezusit bashkë me disa gra të tjera që e donin Jezusin. Jezusi nuk mund t’i shihte më. Tani ishte i vetëm. I vetëm në dhimbjen dhe hidhërimin e Tij. Por gjëja më e keqe ishte se Ai nuk e shihte as Atin e Tij. Në zemrën e Tij Ai ndjeu se sa i zemëruar ishte i Ati për shkak të mëkatit. Sa trishtim është kur njerëzit jetojnë pa Të. Dhe Ai klithi: “Perëndia im, Perëndia im, pse më ke braktisur?”.
Mendo rreth kësaj...
Jezusi duhej të vuante në kryq. Sa e tmerrshme! Ai nuk kishte bërë kurrë ndonjë gjë të keqe. Pse u ndëshkua Ai kaq ashpër? Fëmijët e tij, njerëzit që besojnë në Të, e meritojnë atë dënim. Por Jezusi donte të vuante dënimin për ta. Sa dashuri e madhe! Ne nuk mund ta kuptojmë këtë dashuri. A do edhe ti që të bëhesh fëmija i Tij?
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al