Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 314 NGA 364

Luka 23:42, 43

Dhe i thoshte Jezusit: «Zot, kujtohu për mua kur të vish në mbretërinë tënde».

Dhe Jezusi i tha: «Në të vërtetë po të them: sot do të jesh me mua në parajsë».

Jezusi dhe hajduti

Jezusi nuk ishte i vetmi i kryqëzuar në atë kodër. Ai ishte në mes dy keqbërësve. Njëri nga burrat i tha: “Nëse ti je Krishti, Biri i Perëndisë, çlirohu nga kryqi po munde”. Ai po tallej me Jezusin. Por tjetri i tha: “Ne jemi ndëshkuar sepse e kemi merituar, por ky Njeri nuk ka bërë asgjë të keqe”. Pastaj ai i tha Jezusit: “Zot, të lutem kujtohu për mua kur të hysh në mbretërinë Tënde”. Ai besonte se Jezusi është Mbreti i qiellit dhe i tokës. Atëherë Jezusi i tha: “Sot do të jesh me mua në parajsë”. Çfarë mrekullie!

Shkrimet e Shenjta

Dita 313Dita 315

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al