Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 311 NGA 364

Luka 23:3

Dhe Pilati e pyeti duke thënë: «Ti a je mbreti i judenjve?». Dhe Jezusi iu përgjigj dhe tha: «Ti po thua».

Në pallatin mbretëror të Pilatit

Ushtarët e çuan Jezusin në një shtëpi tjetër. Atje jetonte Pilati. Pilati ishte gjykatës. Kur dikush bënte gjëra të gabuara, Pilati vendoste nëse e meriton ose jo të dënohet. Priftërinjtë thanë se Jezusi kishte bërë gjëra të gabuara. Pilati e mori Jezusin brenda në pallat. Ushtarët dhe priftërinjtë duhej të qëndronin jashtë. Pilati e pyeti: “A je ti mbreti i judenjve?”. “Ti po thua”, tha Jezusi. Kjo është e vërtetë. Jezusi është Mbreti i judenjve. Ai është Mbreti i gjithë tokës. Pilati doli. Ai u tha priftërinjve: “Jezusi nuk ka bërë asgjë të keqe”.

Shkrimet e Shenjta

Dita 310Dita 312

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al