Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 310 NGA 364

Luka 22:63, 64

Dhe burrat që e mbanin Jezusin e përqeshnin dhe e rrihnin. Dhe, mbasi ia mbuluan sytë, i binin në fytyrë dhe e pyetnin duke thënë: «Profetizo, kush është ai që të ra?».

Jezusin e rrahin.

Rreth Jezusit po qëndronin shumë ushtarë. Ata ia mbuluan sytë që Ai të mos shihte asgjë. Pastaj ata e goditën fort dhe i thanë: “Ti di gjithçka, apo jo? Na trego kush të goditi?” Por Jezusi nuk tha asgjë. A do të reagonit edhe ju në po atë mënyrë? Atje po qëndronin edhe priftërinjtë. Ata e pyetën: “A je ti Biri i Perëndisë?” Jezusi iu përgjigj: “Ju thoni që unë jam Ai”. “A e dëgjuat këtë?”, thanë priftërinjtë. “Ai thotë se është Biri i Perëndisë. Kjo është gënjeshtër. Tani ne mund ta dënojmë.”

Shkrimet e Shenjta

Dita 309Dita 311

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al