Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 308 NGA 364

Luka 22:53

Çdo ditë isha me ju në tempull, edhe ju nuk i vutë duart mbi mua; por kjo është ora juaj dhe pushteti i errësirës».

I burgosur

Së bashku me ushtarët erdhën dhe disa njerëz të tjerë. Ata ishin priftërinj nga tempulli, të cilët ishin shumë të zemëruar me Jezusin. Jezusi u tha atyre: “Pse keni ardhur në mes të natës sikur të jem një kriminel i rrezikshëm? Çdo ditë isha me ju në tempull. Pse nuk bëtë gjë kur më kishit atje?” Jezusi e dinte se ata donin t’i bënin gjërat vjedhurazi, kur askush nuk i shihte. Atëherë ushtarët e kapën dhe e morën me vete. Ata e çuan në shtëpinë e kryepriftit. Ai ishte kreu i të gjithë priftërinjve.

Mendo rreth kësaj...

Juda e tradhtoi Jezusin dhe bëri që të zihej nga ushtarët. Çfarë do të kishe bërë ti? Ti mund të mendosh se kurrë nuk do ta skandalizoje Jezusin ashtu. Por zemrat tona janë plot gjëra të mbrapshta, të liga, kështu që edhe ne do ta kishim bërë. Kjo është arsyeja pse është kaq e nevojshme që Jezusi të falë mëkatet e tua dhe të bëhet personi më i rëndësishëm në jetën tënde. Atëherë ti do ta duash dhe do ta ndjekësh atë.

Shkrimet e Shenjta

Dita 307Dita 309

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al