Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 304 NGA 364

Luka 22:42

...duke thënë: «O Atë, po të duash, largoje këtë kupë nga unë! Megjithatë mos u bëftë vullneti im, por yti».

Jezusi lutet.

Të ndëshkohesh është shumë e pakëndshme. Nuk është mirë kur babai ose mamaja është i zemëruar me ty. Kjo gjë të trishton. Jezusi shkoi në një kopsht me dishepujt e Tij. Ai ishte përplot trishtim. Së shpejti Ai do të dënohej ashpër nga i Ati. A ka bërë Ai ndonjë gjë të gabuar? Jo, aspak. Por ai mori dënimin që fëmijët e Tij duhej të merrnin për mëkatet e tyre. Ky dënim ishte vdekja. Jezusi e dinte sa i zemëruar ishte Ati i Tij për shkak të mëkatit. Fëmijët e tij nuk do të ishin në gjendje ta duronin atë. Jezusi e mbajti zemërimin për ta. Ai i do kaq shumë. Ai iu lut Atit të Tij: “Atë le të bëhet ajo që Ti do”.

Shkrimet e Shenjta

Dita 303Dita 305

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al