Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 301 NGA 364

Gjoni 13:26

Jezusi u përgjigj: «Është ai të cilit unë do t’i jap kafshatën, pasi ta kem ngjyer». Dhe e ngjeu kafshatën e ia dha Judë Iskariotit, birit të Simonit.

Kush do ta tradhtojë Jezusin?

A ke nxjerrë ndonjëherë një sekret? Ti nuk duhej të flisje për atë, por e bëre. Mbase edhe padashje. Ka dhe njerëz që nxjerrin sekrete qëllimisht sepse duan të dëmtojnë dikë. Kjo quhet “tradhëti”. Kur ata ishin të ulur në tryezë, Jezusi u tha dishepujve: “Njëri prej jush do të më tradhtojë”. Të gjithë ishin të frikësuar. Të gjithë ata ishin miq të Jezusit, apo jo? Gjoni pyeti: “Kush është Zot?”. Jezusi i tha: “ai që do t’i jap këtë kafshatë buke”. Ai e ngjeu kafshatën e bukës dhe ia dha… Judës. Juda e mori atë dhe u largua me shpejtësi nga dhoma.

Mendo rreth kësaj...

Ashtu si dishepujt, ne nuk duam të jemi të fundit. Megjithatë Jezusi e dëshiron këtë nga ne. Ai na jep shembullin më të mirë. Kërkoji Jezusit të të ndihmojë të ndjekësh këtë shembull, me anë të hirit përmes Frymës së Shenjtë!

Shkrimet e Shenjta

Dita 300Dita 302

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al