Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 299 NGA 364

Marku 14:14

Dhe atje ku ai do të hyjë, i thoni të zotit të shtëpisë: “Mësuesi thotë: Ku është dhoma ku mund të ha Pashkën me dishepujt e mi?”

Darka e Zotit

Pothuajse erdhi koha e një feste në Jerusalem. Kjo festë quhej Pashkë. Jezusi dhe dishepujt e Tij do ta festonin gjithashtu. Ata donin të përgatisnin një vakt për Të, por Jezusi nuk kishte një shtëpi të Vetën. Dy nga dishepujt e Tij i thanë: “Ku do ta hamë darkën?”. Jezusi u tha: “Kur të shkoni në qytet, do të shihni një burrë që mban një shtambë me ujë. Ndiqeni atë. Tek ajo shtëpi ku ai do të hyjë, duhet të hyni edhe ju. Atëherë do të pyesni: “Ku mund të darkojë Mësuesi e ne me Të?” Atëherë i zoti i shtëpisë do t'ju tregojë një dhomë.” Dhe pikërisht kështu ndodhi! Ajo që Jezusi dëshiron dhe thotë do të ndodhë gjithmonë.

Shkrimet e Shenjta

Dita 298Dita 300

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al