Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 294 NGA 364

Luka 10:37

Dhe ai tha: «Ai që tregoi mëshirë ndaj tij». Atëherë Jezusi i tha: «Shko dhe bëj kështu edhe ti».

Samaritani i mirë (3)

Prifti dhe Leviti kaluan tutje. Burri ishte ende i shtrirë në tokë, i gjakosur. Përsëri po kalonte dikush aty pranë. Ishte një samaritan. Samaritanët ishin armiq të izraelitëve. Me siguri ai nuk do ta ndihmonte njeriun. Por çfarë ndodhi? Ai u ndal dhe e ndihmoi atë. Ai e ushqeu dhe e çoi në një han. Atje njeriu mund të hante dhe të flinte. Ai i pagoi të zotit të hanit të gjitha shpenzimet që do t’i duheshin për kujdesin e burrit të plagosur. Jezusi pyeti: “Kush u kujdes më mirë për udhëtarin?” Mësuesi i ligjit i tha: “Ai që iu gjend”. Edhe ti duhet të kujdesesh për njerëzit përreth teje në të njëjtën mënyrë”, i tha Jezusi mësuesit të ligjit.

Gjithashtu, dhe ti lexues/lexuese!

Mendo rreth kësaj...

Samaritani i mirë u kujdes për armikun e tij. A kujdesesh ti për njerëzit përreth teje, edhe kur nuk të pëlqejnë? Perëndia kërkon që ti ta duash Atë në radhë të parë dhe njerëzit përreth teje ashtu si ti do veten. Kjo është e mundur vetëm nëse Perëndia të jep një zemër të re.

Shkrimet e Shenjta

Dita 293Dita 295

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al