Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 292 NGA 364

Luka 10:27

Dhe ai duke u përgjigjur tha: «Duaje Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd, me gjithë forcën tënde dhe me gjithë mendjen tënde, edhe të afërmin tënd porsi vetveten».

Samaritani i mirë (1)

Një mësues i ligjit po vinte tek Jezusi. Ai ishte një njeri i mençur. Ai dinte shumë gjëra për ligjin. Ai bëri një pyetje me “spec” që ishte shumë e vështirë. Ai shpresonte që Jezusi do t’i jepte një përgjigje të gabuar. Ai e pyeti: “Si mund ta fitoj jetën e përjetshme?” Ai donte të thoshte; “si mund të jetoj përgjithmonë?” Por Jezusi ia ktheu me një pyetje: “Çfarë shkruhet në ligj?” Kjo ishte një pyetje që ai njeri e dinte: “Ta dua Perëndinë me gjithë zemër dhe të afërmin tim porsi veten.” Zoti i tha se kjo ishte një përgjigje e mirë. Ai i tha: “Nëse vepron kështu, do të kesh jetë të përjetshme.” Mundohu ta mbash mend këtë!

Shkrimet e Shenjta

Dita 291Dita 293

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al