Le të lexojmë BiblënShembull

Mateu 22:13
Atëherë mbreti u tha shërbëtorëve: «Lidheni këmbë e duar, kapeni dhe hidheni në errësirat e jashtme. Atje do të jetë e qara dhe kërcëllim dhëmbësh».
Dasma mbretërore (3)
Shumë njerëz erdhën në dasmë. Ata veshën rroba të bukura për të festuar. Të gjithë ata? Mbreti shikon rreth e përqark. Ai pikasi dikë të veshur ende me rroba të vjetra. Ai e pyeti: “Si u fute pa rroba dasme këtu?” Njeriu nuk dinte se çfarë të thoshte. Mbreti thirri shërbëtorët e tij. Ai u tha: “Lidhini duart dhe këmbët. Çojeni në një vend ku është gjithmonë errësirë. Atje ku ka gjithmonë dhimbje dhe trishtim.” Çfarë do të thotë Jezusi me këtë? Rrobat e dasmës kanë kuptimin e të paturit një zemër të re, një jetë të re. Pa një zemër të re nuk mund të shkosh në parajsë prandaj do të të duhet të qëndrosh jashtë parajsës. A ke veshur tashmë rroba dasme, një zemër të re nga Jezusi?
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al