Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 286 NGA 364

Luka 6:47

Çdonjëri që vjen tek unë dhe dëgjon fjalët e mia dhe i bën, unë do t’ju tregoj kujt i ngjan

Punëtori i mençur dhe ai budalla

Turmat dëgjonin Jezusin por jo të gjithë njerëzit besonin në Të. Prandaj Ai u tregoi atyre një shëmbëlltyrë. Një njeri i mençur ndërtoi një shtëpi. Së pari ai gërmoi një gropë të thellë. Derisa të gjente një shkëmb. Ai e ndërtoi shtëpinë e tij mbi atë shkëmb. Edhe një budalla ndërtoi një shtëpi. Ai e ndërtoi shtëpinë e tij vetëm mbi rërë. Ndërtimi i saj mbaroi shumë shpejt. Por pastaj erdhi një stuhi e madhe me shumë shi. Shtëpia mbi shkëmb nuk u tund. Ajo ishte e palëvizshme. Po shtëpia në rërë? Ajo u shemb! Ata që e dëgjojnë Jezusin janë si njeriu i mençur. Ata që nuk i binden Atij janë si njeriu budalla.

Shkrimet e Shenjta

Dita 285Dita 287

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al