Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 275 NGA 364

Luka 19:5

Dhe kur Jezusi arriti në atë vend, i ngriti sytë, e pa dhe i tha: «Zake, zbrit shpejt poshtë, sepse sot duhet të rri në shtëpinë tënde».

Zakeu (1)

Jezusi po vinte në Jeriko. Zakeu jetonte atje. Ai ishte gjithashtu një tagrambledhës, një mbledhës taksash. Ai ishte shumë i pasur. Zakeu kishte dëgjuar se Jezusi ndodhej në Jeriko. Ai do të donte ta shihte Jezusin. Shumë njerëz po qëndronin rreth Jezusit, dhe Zakeu ishte një njeri shtatshkurtër. Kjo ishte arsyeja pse ai nuk mund ta shihte Jezusin. Ai vrapoi përpara turmës dhe u ngjit në një pemë. Ai u fsheh pas gjetheve. Në atë mënyrë ai do të ishte në gjendje ta shihte Jezusin shumë mirë. Ai mendonte: “Askush nuk mund të më shohë”. Por Jezusi e pa atë. Ai ndali para pemës dhe tha: “Zake, zbrit shpejt. Unë sot duhet të vij në shtëpinë tënde.” Zakeu zbriti shpejt. Ai e çoi Jezusin në shtëpinë e tij.

Shkrimet e Shenjta

Dita 274Dita 276

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al