Le të lexojmë BiblënShembull

Mateu 9:9
Dhe Jezusi, duke shkuar tutje, pa një burrë të ulur në doganë, të quajtur Mate, dhe i tha: «Ndiqmë!». Dhe ai u çua dhe e ndoqi.
Thirrja e Mateut
Romakët e detyronin popullin që të paguante taksa. Mbledhësit e taksave ishin ata që i mblidhnin ato para. Askush nuk i pëlqente mbledhësit e taksave. Shpesh mbledhësit e taksave i mbanin ato para për vete. Mateu ishte një mbledhës taksash. Askush nuk e pëlqente atë. Askush fare? Një ditë Jezusi kaloi aty pranë. Ai i tha Mateut: “Ndiqmë!” Mateu iu bind. Ai e ndoqi Jezusin. Ai përgatiti një vakt për Jezusin. Ai ftoi dhe miqtë e tij. Ata ishin gjithashtu mbledhës të taksave. Farisenjtë thanë: “Pse Jezusi ha me mëkatarët?” Jezusi i dëgjonte. Ai u tha: “Kur je i shëndetshëm, nuk ke nevojë për mjek. Por ke nevojë kur je i sëmurë.” Kjo do të thotë, se vetëm nëse e di që ke një zemër mëkatare, do të kesh nevojë për Jezusin.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al