Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 272 NGA 364

Luka 17:12, 13

Dhe, kur po hynte në një fshat, i dolën para dhjetë lebrosë, të cilët ndaluan larg, dhe, duke ngritur zërin, thanë: «Mjeshtër, Jezus, ki mëshirë për ne».

Shërimi i dhjetë vetëve, ku janë nëntë të tjerët?

Jezusi ishte rrugës për në Jerusalem. Ai kaloi pranë një fshati të vogël. Aty ishin dhjetë lebrozë. Atyre nuk u lejohej të afroheshin, përndryshe edhe njerëzit e tjerë do të sëmureshin. Ata thërrisnin: “Zot Jezus, na ndihmo!” Jezusi i dëgjoi ata tek thërrisnin. Ai u tha: “Paraqiteni veten te prifti. Prifti mund t’ju tregojë nëse jeni përmirësuar.” Por këta burra ishin ende të sëmurë, apo jo? Megjithatë, ata shkuan te prifti dhe përgjatë rrugës ata u shëruan!

Shkrimet e Shenjta

Dita 271Dita 273

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al