Le të lexojmë BiblënShembull

Mateu 14:22
Dhe fill pas kësaj Jezusi i detyroi dishepujt e vet të hyjnë në barkë dhe të prijnë në bregun tjetër, derisa ai t’i lëshojë turmat.
Jezusi ecën mbi det. (1)
Jezusi po predikonte përsëri. Ai u kishte dhënë ushqim njerëzve. Ai i dërgoi njerëzit dhe dishepujt e Tij larg. Dishepujt duhej të lundronin në anën tjetër të liqenit. Jezusi nuk shkoi me ta. Ku shkoi Ai? Ai u ngjit në një mal. Atje ishte qetë dhe heshtje. Atje Ai iu lut Atit të Tij në qiell.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al