Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 263 NGA 364

Marku 5:41, 42

E mori, pra, për dore fëmijën dhe i tha: «Talitha kumi», që e përkthyer do të thotë: «Vajzë, po të them ty: Ngrihu!». Dhe menjëherë vajza u ngrit dhe filloi të ecë. Ajo në fakt ishte dymbëdhjetë vjeçe. Dhe ata u habitën me një habi të madhe.

Bija e Jairit (2)

Jezusi shkoi me Jairin. Por shërbyesit e Jairit tashmë po vinin drejt tyre. “Fëmija juaj ka vdekur”, thanë ata. Jairi ishte shumë i frikësuar. Por Jezusi tha: “Mos ki frikë, vetëm beso”. Ata hynë në shtëpinë e Jairit. Jashtë qëndronin gratë duke qarë. Jezusi u tha: “Mos qani, fëmija nuk ka vdekur, ajo po fle”. Njerëzit talleshin me Jezusin. Por Ai e mori dorën e vajzës dhe tha: “Bijë po të them: Çohu!” Dhe pastaj vajza u ngrit. Ajo eci nëpër dhomë dhe më pas hëngri pak ushqim. Sa i fuqishëm është Jezusi! Ai e ktheu përsëri në jetë këtë vajzë!

Shkrimet e Shenjta

Dita 262Dita 264

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al