Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 256 NGA 364

Marku 4:37, 39

Dhe u bë një furtunë e madhe dhe valët përplaseshin mbi barkë aq shumë, sa ajo u mbush.

Dhe ai si u ngrit, e qortoi erën dhe i foli detit: «Pusho, fashitu!». Dhe era pushoi dhe u bë bunacë e madhe.

Fashitja e stuhisë

Jezusi po lundronte së bashku me dishepujt e Tij në një liqen të madh. Ai ishte shtrirë në pjesën e pasme të barkës për të fjetur pak. Dishepujt lundruan në anën tjetër. Papritmas nisi një stuhi e madhe. Valët e larta u përplasën mbi barkë. Uji hyri në barkë! Dishepujt ishin shumë të frikësuar. Ata thirrën Jezusin. “A nuk do t’ia dish që po mbytemi?” Jezusi u zgjua; Ai pyeti: “Pse keni kaq shumë frikë? A nuk keni besim?” Pastaj Ai u foli erës dhe valëve: “Pusho, fashitu!” Dhe pastaj valët e larta dhe stuhia pushuan. Ata mund të lundronin përsëri të qetë.

Shkrimet e Shenjta

Dita 255Dita 257

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al