Le të lexojmë BiblënShembull

Luka 5:6
Dhe, si bënë kështu, zunë një sasi të madhe peshku dhe rrjeta e tyre po shqyhej.
Peshkimi i mrekullueshëm (2)
Peshkatarët i kishin lëshuar përsëri rrjetat. Ata kishin kapur aq shumë peshq saqë rrjeta e tyre po shqyhej! Gjatë gjithë natës ata nuk kishin kapur ndonjë peshk. Tani, me një përpjekje të vetme kapën aq shumë, çfarë mrekullie! Pjetri shkoi pranë Jezusit. Ai ra në gjunjë para Tij. Ai nuk mund ta kuptonte pse Jezusi ishte i gatshëm ta ndihmonte. Jezusi i tha: “Pjetër, ti do të peshkosh njerëz.” Kjo do të thoshte që ai do t’u tregonte atyre për Jezusin. Jakobi dhe Gjoni ishin gjithashtu me ta. Të tre shkuan pas Jezusit. Ata lanë gjithçka dhe e ndoqën Atë.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al