Le të lexojmë BiblënShembull

Luka 4:13
Dhe kur djalli e mbaroi të gjithë tundimin, u largua prej tij, për një kohë.
Largohu, djall!
Djalli u përpoq sërish ta bënte Jezusin të mëkatonte. Ai e çoi Jezusin në majë të tempullit. “Hidhu nga çatia”, tha ai, “Ati Yt me siguri do të dërgojë engjëj që të të presin dhe të të ngrenë lart”. Por Jezusi nuk veproi ashtu. Ishte e ndaluar të bëje gjëra të rrezikshme. Atëherë djalli e çoi Jezusin në një mal të lartë. Nga aty mund të shihje një pamje të gjerë të gjithçkaje poshtë. Djalli i tha: “Unë jam në krye të të gjithë kësaj toke. Por nëse ti më adhuron, unë do ta jap ty.” Kjo ishte gënjeshtër. Sepse bota i përket Perëndisë dhe jo djallit. Pas kësaj Jezusi iu përgjigj: “Shporru, Satan! Sepse Perëndia është i Vetmi që duhet të adhurohet.” Atëherë djalli u largua. Jezusi e kishte mundur djallin!
Mendo rreth kësaj...
Djalli gjithashtu përpiqet të të bëjë të mëkatosh. Mos ia vër veshin! Kërkoji shpesh Perëndisë që ta shporrë djallin nga zemra dhe jeta jote. Lutu për forcë që t’ia vësh veshin Perëndisë.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al