Le të lexojmë BiblënShembull

Luka 4:1, 2
Dhe Jezusi, plot me Frymën e Shenjtë, u kthye nga Jordani dhe Fryma e çoi në shkretëtirë, ku për dyzet ditë u tundua nga djalli. Gjatë atyre ditëve ai nuk hëngri asgjë, dhe kur ato kaluan, në fund e mori uria.
Jezusi dhe djalli
Pas pagëzimit Jezusi shkoi në shkretëtirë. Ai as nuk hëngri e as nuk piu për dyzet ditë. Ky quhet agjërim. Ne nuk mund të agjërojmë kaq gjatë, por Jezusi mund ta bënte. Pas tërë atyre ditëve, Atë e kishte marrë shumë uria. Atëherë djalli erdhi te Jezusi. Ai është armiku i Perëndisë. Ai dëshiron ta shkatërrojë veprën e Perëndisë. Djalli i tha: “Nëse je Biri i Perëndisë, thuaju atyre gurëve që janë të shtrirë këtu të bëhen bukë”. Por Jezusi nuk kishte nevojë për ndihmën e djallit. Ai i tha: “Që të jetojnë, njerëzve nuk u duhet vetëm bukë, por edhe Fjala e Perëndisë, Bibla.”
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al