Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 247 NGA 364

Luka 2:42, 43

Dhe, kur ai u bë dymbëdhjetë vjeç, ata u ngjitën në Jerusalem, sipas zakonit të festës.

Dhe si mbaruan ditët, kur ata u kthyen, fëmija Jezus ndenji në Jerusalem; dhe Jozefi dhe nëna e tij nuk e dinin.

Jezusi u humb prindërve.

Jozefi dhe Maria udhëtuan përsëri për në Jerusalem. Jezusi shkoi me ta. Ai ishte dymbëdhjetë vjeç atë kohë. Ai ishte bërë një djalë i madh. Ata po shkonin në tempull, në shtëpinë e Perëndisë. Aty ata festuan Pashkën, së bashku me shumë të tjerë. Kur festa mbaroi, ata u kthyen përsëri në shtëpi. Në rrugë kishte shumë njerëz. Të gjithë po ktheheshin nëpër shtëpi. Maria pyeti: “Ku është Jezusi? Nuk ma zënë sytë.” Jozefi nuk e dinte se ku ishte. Ata nisën ta kërkonin, por nuk po e shihnin askund. Maria ishte shumë e shqetësuar. Ata u kthyen në Jerusalem.

Shkrimet e Shenjta

Dita 246Dita 248

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al