Le të lexojmë BiblënShembull

Luka 2:34, 35
Dhe Simeoni i bekoi dhe i tha Marisë, nënës së tij: «Ja, ky është vënë për rënien dhe për ngritjen e shumë vetave në Izrael dhe për të qenë shenjë e të folurit kundër, edhe ty vetë një shpatë do të ta tejshpojë shpirtin, që të zbulohen mendimet e shumë zemrave».
Të gëzueshme dhe të trishtueshme
Jozefi dhe Maria e dëgjuan Simeonin në heshtje. Sa i lumtur ishte ai! Ai tha se Jezusi është Shpëtimtari. Edhe Maria e dinte këtë. Ajo gjithashtu kishte kënduar për këtë gjë. Simeoni tha edhe diçka tjetër. Kur Jezusi të rritej, Ai do të ndihmonte shumë njerëz. Ai do t'i shpëtonte ata nga mëkatet e tyre. Por do të kishte dhe njerëz që do ta urrenin. Ata madje do ta vrisnin Atë. Kjo do ta trishtonte Marinë. Do ta lëndonte atë sikur të ishte shpuar nga një shpatë. Maria mendonte për ato që tha Simeoni. Fjalët e Simeonit ishin të gëzueshme, por të trishtueshme në të njëjtën kohë.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al