Le të lexojmë BiblënShembull

Luka 2:28,29
E mori në krahë e bekoi Perëndinë duke thënë: «Tani, o Zot, nis shërbëtorin tënd në paqe, sipas fjalës sate.
Simeoni këndon
Një ditë, Perëndia i foli Simeonit në zemër se duhej të shkonte në tempull. Në tempull kishte shumë njerëz. Ndër ta ishte edhe Jozefi me Marinë dhe me fëmijën e tyre të vogël. Kur Simeoni i pa, ai e kuptoi që: Ky Fëmijë i vogël është Jezusi! Ai e mori Jezusin nga krahët e Marisë dhe pastaj ai këndoi një këngë për të lavdëruar Perëndinë. Një këngë lavdërimi si ajo e Zakarisë dhe Marisë. Ai këndoi se tani mund të vdiste, sepse e kishte parë Perëndinë. Perëndia bëri atë që kishte premtuar.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al