Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 238 NGA 364

Mateu 2:1, 2

Edhe Jezusi, si lindi në Bethlehem të Judesë në ditët e mbretit Herod, ja, dijetarë nga lindja erdhën në Jeruzalem, duke thënë: «Ku është mbreti i judenjve, që ka lindur? Sepse pamë yllin e tij në lindje dhe erdhëm ta adhurojmë».

Dijetarët nga Lindja

Ishte bërë natë. Në një vend, larg Izraelit, tre dijetarë po vështronin yjet. Ata e bënin shpesh këtë gjë. Ata dinin shumë rreth yjeve. Kur një yll i ri niste të shkëlqente, syri i tyre e shihte menjeherë. Ata ishin shumë të mençur! Një natë ata po shihnin një yll të ri, një yll shumë të madh dhe thanë: “Ai yll ndoshta nënkupton diçka. Mbase ka lindur një mbret! Ejani, ne duhet të shkojmë dhe ta gjejmë atë Fëmijë.” Ata udhëtuan me devetë e tyre për në vendin ku gjendej ylli. Ata morën me vete dhurata të këndshme. Ku duhej ta kërkonin ata këtë Mbret? Në një pallat, sigurisht!

Mendo rreth kësaj...

Jezusi donte të bëhej shumë i varfër për t'i bërë njerëzit shumë të pasur dhe të lumtur. Ai dëshironte t’i bënte ata të pasur jo duke dhënë para ose gjëra. Ai i bën njerëzit të pasur duke u dhënë besim dhe dashuri për Perëndinë në zemrat e tyre. A je dhe ti i tillë?

Shkrimet e Shenjta

Dita 237Dita 239

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al