Le të lexojmë BiblënShembull

Mateu 2:7, 8
Atëherë Herodi i thirri fshehurazi dijetarët dhe i pyeti me hollësi rreth kohës së shfaqjes së yllit.
Dhe i dërgoi në Bethlehem dhe tha: «Shkoni e pyesni me kujdes për fëmijën; dhe kur ta gjeni, më njoftoni, që të vij edhe unë ta adhuroj».
Mbreti Herod është i befasuar.
Kush jetonte në pallat? Mbreti Herod. Ai i dëgjoi dijetarët teksa tregonin për Mbretin që kishte lindur. Por në pallatin e tij nuk kishte lindur asnjë fëmijë! A do të kishte lindur një mbret diku tjetër? Por ai ishte mbreti. Askush tjetër nuk duhej të bëhej mbret. Ai kërkoi të fliste me skribët. Ata burra dinë gjithçka për Biblën. Ata thanë: “Mbreti i Izraelit do të lindë në Bethlehem.” Kështu thuhej në Bibël. Pastaj Herodi u tha dijetarëve: “Shkoni dhe gjejeni fëmijën. Kur ta gjeni, ejani dhe më tregoni se ku ndodhet. Kështu edhe unë do mund ta adhuroj.” Por mbreti Herod ishte duke gënjyer.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al