Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 240 NGA 364

Mateu 2:11

Dhe, pasi erdhën në shtëpi, panë fëmijën me Marien, nënën e tij, dhe ranë përmbys dhe e adhuruan. Pastaj hapën thesaret e tyre dhe i dhanë dhurata: ar, livandë dhe mirrë.

Dijetarët adhurojnë Jezusin.

Tani dijetarët e dinin se ku duhej të shkonin: në Bethlehem. Kur arritën në Bethlehem, panë përsëri yllin e madh. Ata ishin të lumtur! Sepse kjo gjë u tregonte se ata ishin në vendin e duhur! Nuk kishte ndonjë pallat mbretëror në Bethlehem, por ylli i printe. Ylli qëndroi mbi një shtëpi të thjeshtë. Një burrë i zakonshëm dhe gruaja e tij me një fëmijë të vogël jetonin në atë shtëpi. Jo, kjo nuk ishte vetëm kaq, madje edhe dijetarët e dinin këtë gjë. Vetë Perëndia ua thoshte atyre në zemër! Kur panë Jezusin, ata ranë në gjunjë me përulësi përpara Tij. Ata i sollën dhuratat e tyre Marisë. Jezusi është një Mbret, ata ishin të sigurt për këtë! Pasi përfunduan së adhuruari Jezusin, ata u kthyen përsëri në vendin e tyre, jo tek Herodi, sepse Perëndia u kishte thënë se mbreti kishte plane të këqija. Ai dëshironte ta vriste Jezusin!

Shkrimet e Shenjta

Dita 239Dita 241

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al