Le të lexojmë BiblënShembull

Luka 2:13, 14
Dhe menjëherë engjëllit iu bashkua një shumicë e ushtrisë qiellore, që lëvdonte Perëndinë, duke thënë: «Lavdi Perëndisë në vendet më të larta, dhe paqe mbi dhe, pëlqim ndër njerëzit!».
Engjëjt nga qielli
Kur engjëlli nga qielli mbaroi së foluri, barinjtë papritmas panë diçka shumë të veçantë! Një ushtri engjëjsh që zbrisnin nga qielli dhe ata këndonin një këngë të bukur. Askush në tokë nuk mund të këndonte aq bukur. Në qiell engjëjt gjithmonë këndojnë për lavdinë e Perëndisë, por në ato momente ata gjithashtu po këndonin për barinjtë. “Lavdi Perëndisë dhe paqe mbi tokë.” Në këtë mënyrë, Perëndia tregon se Shpëtimtari ka lindur! Ti mund të çlirohesh nga shumë mëkate që ke bërë!
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al