Le të lexojmë BiblënShembull

Luka 2:10, 11
Por engjëlli u tha atyre: «Mos druani, sepse unë po ju lajmëroj një gëzim të madh për të gjithë popullin; sepse sot në qytetin e Davidit lindi për ju një Shpëtimtar, që është Krishti, Zoti.
Barinjtë janë të parët që e dëgjojnë lajmin.
Kur lind një fëmijë, janë familjarët ata që e marrin vesh të parët. Cilët ishin të parët që dëgjuan se Jezusi kishte lindur? Ishin barinjtë. Ata ishin njerëz të varfër. Barinjtë po kujdeseshin për delet e tyre në fushë atë natë. Por papritmas u shfaq një engjëll që shkëlqente nga qielli. Barinjtë i zuri frika. Por engjëlli u tha: “Mos kini frikë, sepse kam një lajm të mirë për ju: Shpëtimtari ka lindur!” Engjëlli nuk shkoi te perandori i fuqishëm Augusti, por te barinjtë e varfër. Ata ishin të parët që dëgjuan lajmin e gëzueshëm.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al