Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 224 NGA 364

2 i Samuelit 12:17

Pleqtë e shtëpisë së tij ngulën këmbë që ai të ngrihej nga toka, por ai nuk deshi dhe nuk pranoi të hante me ta.

Pikëllimi

Djali i vogël i Davidit dhe Bath-Shebës ishte shumë i sëmurë. Davidi u lut. Ai as nuk hante e as nuk pinte. Ai i lutej Perëndisë vazhdimisht. Për shtatë ditë rresht. Pastaj fëmija vdiq. Davidi u ngrit. Ai u la dhe veshi rroba të tjera. Ai shkoi në tempull. Atje ai përsëri iu lut Perëndisë. Kur u kthye në shtëpi, ai filloi të hante përsëri. Davidi ishte shumë i trishtuar, por ai tha: “Perëndia bën atë që është e drejtë. Fëmija është në parajsë tani me Perëndinë.” Davidi ngushëlloi Bath-Shebën. Më vonë ata patën një fëmijë tjetër së bashku. Ky ishte Salomoni. Shumë vite më vonë, lindi një fëmijë tjetër ndër fëmijët e Davidit. Ky është Jezusi. Zoti është kaq i mirë!

Mendo rreth kësaj...

Megjithëse Davidi e donte Zotin, ai u tregua i pabindur ndaj Tij. Davidi vrau një njeri dhe fjeti me një grua që nuk ishte gruaja e tij. Kjo ishte e ndaluar. Perëndia e ndëshkoi Davidin, dhe djali i tij i vogël vdiq. Megjithatë, Perëndia ishte i gatshëm t’ia falte mëkatet Davidit. Ai nuk do vdiste. Tregoji Perëndisë të gjitha mëkatet e tua dhe pendohu për to. Ai është i gatshëm të falë mëkatet e tua. Kjo është e mundur vetëm përmes Jezusit. Kështu ti mund të jetosh me Të përgjithmonë.

Shkrimet e Shenjta

Dita 223Dita 225

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al