Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 214 NGA 364

1 i Samuelit 26:7, 11

Kështu Davidi dhe Abishai arritën natën te këta njerëz; dhe ja që Sauli rrinte shtrirë i përgjumur në kampin e qerreve, me shtizën e tij të ngulur në tokë, nga ana e kokës, kurse Abneri dhe njerëzit e tij po flinin rreth tij.

ZOTI më ruajttë që të mos e shtyj dorën kundër të vajosurit të ZOTIT! Tani, të lutem merre shtizën që është pranë kokës së tij dhe enën e ujit dhe të ikim».

Davidi dhe mbreti Saul

Ishte natë. Dy burra po zvarriteshin mbi male. Ata ishin Davidi dhe Abishai. Me shumë qetësi ata erdhën pranë ushtarëve të mbretit Saul. Ata ishin në gjumë. Davidi dhe Abishai u zvarritën pak më tej. Po pastaj? Ata u gjendën pranë mbretit Saul. Kujdes! Mbreti Saul dëshironte ta vriste Davidin, apo jo? Abishai tha: “Tani David, tani mund ta vrasësh mbretin Saul”. “Jo”, tha Davidi, “Unë nuk mund ta bëj këtë. Perëndia e ka vajosur Saulin si mbret. Nuk më lejohet ta vras.” Çfarë bëri Davidi më pas? Ai kapi shtizën e mbretit Saul dhe shishen e tij të ujit dhe i mori me vete. Pak minuta më pas të dy po largoheshin përvjedhurazi përsëri. Askush nuk ipikasi.

Shkrimet e Shenjta

Dita 213Dita 215

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al