Davidi e Abishai shkuan gjatë natës tek ushtria. Sauli po flinte në fushim me heshtën e ngulur në tokë pranë kokës. Abneri e ushtria flinin përreth tij. Abishai i tha Davidit: «Sot Perëndia ta ka lënë në dorë armikun. Më lër ta ngul në tokë me një të rënë të heshtës pa e goditur dy herë». Por Davidi i tha: «Mos i bëj keq. Kush ngre dorë kundër të vajosurit të ZOTIT dhe mbetet i pafajshëm?». Davidi shtoi: «Pasha ZOTIN, ose do ta godasë ZOTI, ose do t'i vijë vdekja vetë, ose do të bjerë në luftë e do të marrë fund. Mos e thëntë ZOTI që unë të ngre dorë kundër të vajosurit të ZOTIT. Merrja heshtën pranë kokës e katruven e ujit dhe eja të ikim».
Lexo 1 Samuelit 26
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 1 Samuelit 26:7-11
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video