Le të lexojmë BiblënShembull

1 i Samuelit 17:11
Kur Sauli dhe tërë Izraeli dëgjuan këto fjalë të filisteut, mbetën të shtangur dhe u hyri një frikë e madhe.
Luftë në Izrael
Në Izrael po bëhej luftë. Filistejtë kishin ardhur përsëri për të luftuar. Por kësaj here ata kishin edhe Goliathin me vete. Goliathi ishte një burrë i gjatë, një gjigant. Ai ishte shumë, shumë i fortë. Ai ishte duke qëndruar në majë të një mali. Ushtarët e Izraelit ishin në një mal tjetër. Mbreti Saul ishte gjithashtu atje. Çfarë po thoshte Goliathi me të bërtitura? “Zgjidhni një njeri që të luftojë me mua.” Nuk ishte e nevojshme që pjesa tjetër e filistenjve të luftonin. Vetëm Goliathi duhej të luftonte me një ushtar të Izraelit. Kush do të ishte aq trim sa ta bënte këtë? Të luftonte me një gjigant të tillë. Çdokush e kishte të sigurt humbjen! Ushtarët e mbretit Saul kishin shumë frikë. Askush nuk guxonte, askush nuk donte që të luftonte kundër Goliathit.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al