Le të lexojmë BiblënShembull
![Le të lexojmë Biblën](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fimageproxy.youversionapi.com%2Fhttps%3A%2F%2Fs3.amazonaws.com%2Fyvplans%2F48356%2F1280x720.jpg&w=3840&q=75)
1 i Samuelit 16:23
Kur fryma e keqe nga ana e Perëndisë sundonte mbi Saulin, Davidi merrte harpën dhe i binte; atëherë Sauli e ndiente veten të qetësuar dhe më mirë dhe fryma e keqe largohej prej tij.
Davidi tek mbreti Saul
Një shërbëtor i mbretit Saul erdhi tek Isai. Ai pyeti nëse Davidi mund të shkonte me të. Davidit i duhej të luante në harpë dhe të këndonte sepse mbreti Saul ishte aq i zemëruar dhe shumë i mërzitur. Davidi shkoi me të. Ai luante aq bukur. Ai këndonte psalme të bukura për Perëndinë. Kjo e qetësonte mbretin Saul. Gjendja e tij e trazuar zhdukej. Kjo ishte vepër e Perëndisë. Mbreti Saul dëshironte që Davidi të ishte shpesh me të. Davidi u bë një nga shërbëtorët më të rëndësishëm të mbretit. Në këtë mënyrë, Davidi hyri në pallatin mbretëror. Por ai ende nuk ishte mbret. Ende jo.
Mendo rreth kësaj...
Sauli zemërohej shumë kur dëgjonte se do të kishte një tjetër mbret në vend të tij. Por ishte faji i Saulit. Ai nuk e kishte dëgjuar Perëndinë ndaj dhe ishte ndëshkuar. Zemra dhe mendja e tij ishin të dëshpëruara sepse djalli ishte zot në jetën e tij. Vetëm psalmet e Perëndisë, që Davidi luante për të, e bënin atë të qetësohej. Ne jemi të pabindur dhe nuk duam ta dëgjojmë Perëndinë. Vetëm Perëndia mund të na mësojë ta dëgjojmë Atë. Atëherë djalli nuk do të ketë asnjë përparësi në zemrat tona.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
![Le të lexojmë Biblën](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fimageproxy.youversionapi.com%2Fhttps%3A%2F%2Fs3.amazonaws.com%2Fyvplans%2F48356%2F1280x720.jpg&w=3840&q=75)
Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al