Le të lexojmë BiblënShembull
![Le të lexojmë Biblën](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fimageproxy.youversionapi.com%2Fhttps%3A%2F%2Fs3.amazonaws.com%2Fyvplans%2F48356%2F1280x720.jpg&w=3840&q=75)
1 i Samuelit 16:3
Do të ftosh Isain në ceremoninë e flijimit, unë do të të tregoj atë që duhet të bësh, dhe ti ke për të vajosur atë që do të të them unë».
Samueli shkon tek Isai.
Samueli ishte i trishtuar për mëkatin e mbretit Saul. Perëndia erdhi te Samueli. Ai i tha: “Pse je kaq i trishtuar? Unë e kam hedhur poshtë Saulin; ai nuk do të jetë më mbret.” Pas kësaj Samueli duhej të ndërmerrte një udhëtim. Ai duhej të merrte me vete një bri me vaj dhe të shkonte në Bethlehem. Isai jetonte atje. Ai kishte tetë djem dhe njëri prej tyre do të bëhej mbreti i ri. Samueli kishte frikë të shkonte, sepse nëse Sauli do e merrte vesh këtë, ai do ta… Por Perëndia i tha: “Shko dhe thirre Isain për flijimin. Atëherë unë do të të ndihmoj të vajosësh mbretin e ri. Mos ki frikë.” Kështu, Samueli u nis për në Bethlehem.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
![Le të lexojmë Biblën](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fimageproxy.youversionapi.com%2Fhttps%3A%2F%2Fs3.amazonaws.com%2Fyvplans%2F48356%2F1280x720.jpg&w=3840&q=75)
Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al