Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 192 NGA 364

1 i Samuelit 9:14

Kështu u ngjitën në qytet; ndërsa ata hynin në qytet, Samueli dilte në drejtim të tyre për t'u ngjitur në vendin e lartë.

Ku ndodhet Samueli?

Sauli dhe shërbëtori i tij kishin ardhur në Ramah. Po kush ishte Samueli? Dhe ku ndodhej ai? Sauli pyeti disa vajza që qëndronin tek porta. Ato i thanë: “Më mirë të nxitoni, sepse ai ka ardhur në qytet”. Atë ditë do të bëhej një festë. Samueli do të bënte një flijim. Pas kësaj, shumë njerëz do të hanin me të. Sauli vazhdoi të ecte. Ai pa një burrë dhe e pyeti: “A mund të na tregosh se ku ndodhet shtëpia e profetit Samuel?” Sauli nuk e dinte që ai njeri ishte Samueli. Por Samueli e dinte që Sauli do të ishte mbreti i ri. Perëndia Vetë ia kishte thënë Samuelit.

Shkrimet e Shenjta

Dita 191Dita 193

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al