Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 191 NGA 364

1 i Samuelit 9:10

Atëherë Sauli i tha shërbëtorit të tij: «Mirë e the. Çohu të shkojmë!». Dhe u drejtuan nga qyteti ku gjendej njeriu i Perëndisë.

Gomerët kanë humbur.

Dy burra po endeshin nëpër vend. Më i riu prej tyre ishte Sauli. Ai po udhëtonte me një nga shërbëtorët e babait të tij. Ata kishin qenë duke kërkuar kudo për disa ditë tashmë. Gomerët e babait të tij ishin larguar dhe Sauli duhej t'i gjente. Por ai nuk arriti dot t’i gjente. Sauli tha: “Do të kthehemi në shtëpi, nuk do arrijmë t’i gjejmë”. Por shërbëtori kishte një plan: “Le të shkojmë te Samueli. Samueli është një shërbëtor i Perëndisë. Ai di shumë. Ajo çfarë ai thotë është e vërtetë dhe gjithnjë ndodh ashtu. Samueli mund ta dijë se ku janë gomerët.” Ky qe një plan i mirë. Ata shkuan tek Samueli. A do të ishte në gjendje ai t’i ndihmonte ata?

Shkrimet e Shenjta

Dita 190Dita 192

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al