Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 190 NGA 364

1 i Samuelit 8:5

dhe i thanë: «Ja, ti tani je plakur dhe bijtë e tu nuk ndjekin gjurmët e tua; prandaj cakto mbi ne një mbret që të na qeverisë, ashtu siç ndodh në të gjitha kombet».

Duam një mbret.

Samueli u rrit dhe u bë një burrë i pjekur. Ai ishte një shërbëtor i Perëndisë, një profet. Një ditë ai kishte vizitorë. Burrat më të rëndësishëm të vendit po vinin tek ai. Ata i thanë: “Ne duam një mbret”. Samueli u trondit. “A nuk është Perëndia, Mbreti i popullit?” Samueli ia tregoi të gjitha Perëndisë. Perëndia i tha: “Bëj siç kërkojnë këta njerëz. Ajo gjë që ata kërkojnë, nuk është e mirë. Unë jam Mbreti i popullit të Izraelit. Unë kujdesem për ta. Megjithatë, Unë do t'u jap atyre një mbret.” Samueli nuk arrinte t’i kuptonte. Populli dëshironte që një njeri i fortë të bëhej mbret. Por Perëndia është Mbreti më i mirë që ekziston!

Shkrimet e Shenjta

Dita 189Dita 191

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al